Instituti Albanologjik i Kosovës ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare.
Në mbledhjen komemorative kanë marrë pjesë studiues dhe profesorë të Institutit Albanologjik.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik Lulëzim Laçi tha se vdekja e Kadares është humbje e madhe për letërsinë shqipe por edhe atë ndërkombëtare.
Gjithashtu edhe studiuesit Emin Kabashi dhe profesori Arben Hoxha kanë dhënë vlerësim për veprën e Ismail Kadares.