Dy shqiptarë së bashku me një person tjetër në Angli e kishin kthyer pishinën në fermë kanabisi.
Ata janë dënuar me 6 vite burg, ndërsa personi i tretë po pret dënimin.
Xhafer Furriku është lënë në paraburgim dhe do të përballet me dëbimin pasi pranoi se kujdesej për kanabisin me vlerë prej 200,000 £.
65-vjeçari i cili u trafikua në Britaninë e Madhe për të qenë ‘kopshtari’ në Pishinën Forfar ka pranuar se kultivonte kanabis në objektin e pishinës që nuk ishte në përdorim.
Sherifi Tim Niven-Smith tha se dënimi duhet të jepet jo vetëm si ndëshkim, por edhe të pengojë të tjerët që të merrene me kultivimin e kanabisit.
Emigrantët e paligjshëm Hajri Musa dhe Gerald Daci janë dënuar me gjashtë vjet burg për rolin e tyre në skemën e rritjes së drogës në pishinë.