Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denoncoi sot se në krah të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, aty ku ngrihet Agjencia e Trajtimit të Pronave do të ndërtohet një gradaçelë e re.
“Kjo godina shtetërore këtu pas meje, Agjencia e Trajtimit të Pronave, në një nga zonat emblematike të Tiranës këtu pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, është në tjetër kurban në planet e Edi Ramës, që do të flijohet për t’u bërë një grataçelë” tha ai.