Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka arritur një shifër rekord prej 1,067,405 pasagjerësh në qershor të këtij viti. Kjo shifër e jashtëzakonshme e tejkalon numrin e pasagjerëve të qershorit të vitit të kaluar duke shënuar një rritje prej 61.6% nga viti në vit.
Zgjedhja e destinacioneve është zgjeruar si në qytetet e europës ashtu edhe në destinacionet të largëta.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë hapa të rëndësishëm me rritjen më të shpejtë nga periudha sfiduese e pandemisë COVID-19 duke ofruar një shërbim ekselet dhe duke zgjeruar rrjetin e destinacionave.
Kjo tashmë e ka pozicionuar aeroportin si një qendër kryesore të aviacionit në rajon.