Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ekstradimit nga Greqia drejt Shqipërisë të të shumëkërkuarit Laert Haxhiu.
Balla u shpreh se po punohet çdo ditë për lokalizimin dhe gjetjen e personave të cilët janë të përfshirë në krime.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
”GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË. Po punojmë çdo ditë me ministritë dhe agjencitë e vendeve partnere, Interpol dhe Europol, për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Një falenderim për autoritetet homologe greke dhe Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për vendosjen para drejtësisë së një personi shumë të kërkuar”, shkruan Balla.