Gjykata e Posaçme e Apelit ka rënduar pozitat ligjore për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën duke i konsideruar si grup të strukturuar kriminal.
Ish drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie bashkë me Taulant Tushen i cili është arrestuar më herët nga SPAK.
Në vendimin e Apelit, arsyetohet se grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.
Prandaj Apeli i Posaçëm ka urdhëruar SPAK që të hetojë edhe për ndërtimin e një hoteli në Durrës dhe të merret në pyetje Jona Bejko për të mësuar dijeninë që ka, për të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli.