Islam Sefa është personi që u arrestua sot në një lokal pranë godinës së SPAK.
Ai akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.
SPAK thotë grupi i trafikut të drogës përbëhej nga tetë shqiptarë dhe katër gjermanë.
Grupi kriminal drejtohej nga Sefa dhe trafikoi rreth 912 kg marijuanë me vlerë mbi 3 milionë euro.
Gjithashtu janë kontrolluar banesa dhe biznese në Shqipëri dhe Gjermani ku u gjetën euro, dollar dhe bizhuteri.