Policia italiane në Bolzano ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në Via Torino iu gjet droga në bodrum.
Në cilësinë e provës u sekuestruan 3 kilogram kokainë.
Sipas policisë nëse droga do të shitej në treg do të kishte një vlerë gati 500 mijë euro për rreth 9 mijë doza.
Në kryeqytetin e Tirolit Jugor kjo ishte gjetja më e madhe e kokainës gjatë këtij viti.