Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar që shërbimet zjarrfiksëse ndodhet aty për shuarjen e zjarrit të rënë në Dhërmi.
Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur akoma më shumë.
“Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e një zjarri në një zonë pyjore Dhërmi. Në krye të detyrës”, shkruan Balla në postimin e tij.