Presidenti i Shqipërisë, Bjaram Begaj ka dhënë një mesazh urimi për Shtete e Bashkuara të Amerikës të cilat sot kanë Festën e Pavarësisë.
“Gëzuar 4 korrikun!”, shkruan kreu i shtetit në një postim në rrjetin social “X”.
Begaj gjithashtu shtoi se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të përbashkët ndaj vëerave demokratike.
Postimi i plotë
Gëzuar 4 korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime.