-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia Tiranë: Rritet numri falas i aboneve për pensionistët, priten shërbime të reja!

Kryesoret

Bashkia e Tiranës ka reaguar me një sqarim zyrtar lidhur me procesin e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët, duke garantuar se po merren të gjitha masat për një procedurë sa më të rregullt dhe pa vonesa.

Njoftimi i plotë:

Bashkia e Tiranës informon të gjithë pensionistët se, me sistemin aktual të shpërndarjes së aboneve falas, po merren të gjitha masat e nevojshme që procesi të zhvillohet në mënyrë sa më të koordinuar, të rregullt dhe pa vonesa.

Për të lehtësuar sa më shumë qytetarët, janë angazhuar edhe vullnetarë në terren, të cilët asistojnë pensionistët gjatë procedurës së pajisjes me abonetë falas.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës është duke punuar për ridizenjimin e të gjithë sistemit të shpërndarjes, me qëllim që ky shërbim të bëhet më efikas dhe të shmanget procedura fizike që ndiqet aktualisht. Synimi është që procesi të modernizohet dhe të ofrohet me më shumë lehtësi për çdo përfitues. Ky transformim kërkon kohën e vet, por puna ka nisur dhe jemi në rrugën e duhur për ta përfunduar sa më parë.

Abonetë do të vijojnë të jenë falas për pensionistët. Gjithashtu, janë marrë masa për rritjen e numrit të aboneve të prodhuara, në mënyrë që të mos ketë mungesa dhe të përfitojnë sa më shumë pensionistë që kërkojnë këtë shërbim.

Sa më shumë promovohet ky shërbim, aq më shumë rritet edhe numri i përdoruesve dhe pensionistëve që aplikojnë për ta përfituar. Duke qenë se është një shërbim që ofrohet me kërkesë dhe jo i detyrueshëm, kjo sjell edhe fluks të shtuar aplikimesh në orare të caktuara.

Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës ka marrë masa shtesë për vendosjen e çadrave në shërbim të pensionistëve, si dhe karrige për pritje, në mënyrë që ata të qëndrojnë në kushte sa më komode dhe procesi i pajisjes me kartën e abonesë të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Duke qenë se numri i aboneve të prodhuara është më i lartë se kërkesa aktuale, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pensionistëve, me bindjen se ky shërbim do të vijojë të përmirësohet dhe të ofrohet me standarde gjithnjë e më të mira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit