Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij ka komentuar arrestimin e sotëm të ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Berisha shprehet se duhet të falënderojmë BE-në për qëndrimin që mban ndaj hajdutëve të parave të tij.
“Ilir Beqaj arrestohet dhe është në qeli sonte pse ka vjedhur 125 mijë euro të taksapaguesve europianë dhe nuk u arrestua kurrë pse ka vjedhur, ka shpërdoruar me Edi Ramën dhe bandat e tij, me korbën e korrupsionit, 300 milionë euro në 3 koncesionet e shëndetësisë që ka firmosur me dorën e tij të zezë”, theksoi Berisha.