Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në fshatin Remanicë në Berat.
Era e fortë ka përhapur me shpejtësi zjarrin duke djegur pishat në pyll.
Menjëherë shërbimet zjarrfikëse së bashku me 8 efektivë dhe 2 mjete kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë në kontroll situatën.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe toke prej 300 metër katrorë.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.