-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë për administratorin Elvis Mirin

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Elvis Mirin, administratorin e shoqërisë “V…. R….” sh.p.k.

Elvis Miri akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”, “Menaxhim të mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”.

Hetimi ka nisur hetim ndaj shoqërisë “V…. R….” sh.p.k, pas denoncimit në një emision investigativ.

Aty u trajtua rasti i mbetjeve të rrezikshme spitalore, të cilat jo vetëm që nuk janë asgjësuar në mënyrë ligjore, por kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Dyshohet se Miri ka përfituar mbi 65 milionë lekë tendera për riciklim të mbetjeve spitalore duke përdorur dokumente false, pa pasur pajisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.

Prokuroria ngriti akuzë edhe për 2 drejtues të kompanive të ekspertizës mjedisore dhe 8 inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndaj të cilëve është lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Tiranës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit