Mbrëmjen e djeshme një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane.
Shqiptari ishte i përfshirë në trafik droge në lagjen Pantano duke përdorur një pronë për të fshehur lëndët narkotike të destinuar për trafik.
Karabinierët gjatë kontrollit në pronë, në bodrum gjetën rreth 600 kiligram kokainë të ndara siç duhet në mbështjellës të ndryshëm me peshë të ndryshme.
Në cilësinë e provës u sekuestrua droga dhe policia italiane po vijon punën për veprime të mëtejshme.