-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fredi Beleri në KQZ: Më lini të betohem, pastaj të më shkarkojë Rama

Kryesoret

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri i dënuar me dy vite burg për blerje votash kërkoi sot nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi që të mos i heqë mandatin. Sipas tij, duhet që të betohet, më pas është këshilli i ministrave që e shkarkon. Akuzoi Edi Ramën se po kërkon që të mos e shkarkojë vetë, por të nxjerrë ‘gështenjat nga zjarri’ me duart e KQZ-së.

Nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin e sotëm. Dikush do që të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni, deri tani ka ruajtur nderin e këtij shteti. Të gjitha të tjerat janë bërë pjesë e paligjshmërisë. Sikur erdha sot këtu, mund të kisha shkuar dy orë dhe të isha betuar. Drejtoria e burgjeve më dha leje, këtë lejen mund ta merrja për të bërë betimin.

Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pinë gotën e helmit deri në fund. Unë dua të betohem dhe të më shkarkojë, sikur thotë ligji. Është e qartë që mandati im si kryetar bashkie i Himarës ka mbaruar.

Kanë frikë se gjysma e bashkisë do të shkojë në burg. Kryetari në detyrë është subjekt i SPAK-ut edhe gjysma e bashkisë nga relacionet e KLSH-së. Ata kanë një ankth, ta kalojë rrugën ligjore. Do ju lutesha t’i drejtohemi Kushtetueses për ta zgjidhur këtë punë njëherë e mirë sepse këta do ta bëjnë rrugë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit