Shkodër/Vijojnë intensivisht, nga ajri dhe nga toka, kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të megaoperacionit policor anticannabis, të koduar “Territor i pastër”.
Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Si rezultat i kontrolleve, u gjetën dhe u asgjësuan 14 209 fidanë dhe bimë cannabisi.
Gjatë kontrolleve:-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territorin e njësisë administrative Shalë dhe asgjësuan 10 777 bimë dhe fidanë cannabisi;
shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 2464 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë dhe asgjësuan 193 bimë cannabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 775 bimë cannabisi.