-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet Maqedonia? Thirrja e analistit shqiptar te 5Pyetjet.al: Të shpallim autonominë

Kryesoret

23 vite. Si sot, më 5 korrik të vitit 2001, qeveria e Maqedonisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve arritën marrëveshjen për paqe që solli më pas paktin e Ohrit në 13 Gusht të atij viti. Pas dy dekadave qetësi nuk ka. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickovski me ardhjen në pushtet ka hapur disa fronte. Pas Bullgarisë dhe Greqisë, nuk ka munguar ironia për shifrat e Censusit që Tirana njoftoi javën e kaluar. Jo vetëm irritim me fqinjët, por edhe tensione brenda. Mickovski ka ringjallur fort kartën e nacionalizimit. “Maqedonia është e maqedonasve dhe institucionet janë të maqedonasve”. Profesori universitar, Bashkim Selmani, njohës mjaft i mirë i zhvillimeve politike në një intervistë për “5Pyetjet.al” shprehet se nëse Mickovski vijon më këtë linjë, atëherë shqiptarët duhet që të shpallin autonominë.

Kjo situatë e rikthen situatën para pavarësisë dhe nëse do të vazhdohet kjo rrugë e diplomacisë agresive ndaj shqiptarëve dhe fqinjëve besoj se do të pengohet shumë shpejt kjo qeveri. Nëse ai thotë se Maqedonia është e maqedonasve, atëherë edhe shqiptarët duhet ta bëjnë Maqedoninë të shqiptarëve me institucionet e tyre që do të ishte përgjigje adekuate për nacionalizimin agresive të qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut.

Tani nëse merret barazia e sovranitetit, e përbëjnë disa elementë, në këtë rast flas për shqiptarët, kemi pozitën gjeografike nga Struga në Kumanova, kemi pozitën juridike mbi 11 komuna administrohen nga shqiptarët, kemi pozitën historike, të kulteve dhe monumenteve dhe jemi pjesë përbërëse e sovranitetit të shtetit dhe kushtetuta nuk i njeh. Nëse ata thonë se Maqedonia është e maqedonasve dhe institucionet janë të maqedonasve atëherë edhe shqiptarët duhet të krijojnë institucionet paralele që Maqedoninë duhet ta bëjnë në bazë të sovranitetit që u takon.

Thjeshtë vendos në pikëpyetje funksionimin juridik të shqiptarëve. Nëse anashkalohen shqiptarët kjo e prish “Badinterin” dhe prek të gjitha këto segmente, atëherë, subjektet politike, shqiptarët duhet të krijojë një strategji bazë gjendjes faktike, ose të shpallin autonomi mbarë kombëtare ose të kërkojnë parlament dy dhomësh. Këtë rrugë e dikton kryeministri aktual, nuk e inicojnë shqiptarët, por për të mbrojtur vlerat e tyre janë të detyruar të kërkojnë rrugë të tjera.

Nëse ata kërkojnë që Maqedonia dhe institucionet të jenë të maqedonasve edhe ne duhet të kërkojnë që institucionet të jenë edhe të shqiptarëve me elementin e barazisë së taksapaguesit. Ne jemi taksagaues me 62%, ndërsa të drejtat e kemi të kufizuara. E vetmja zgjidhje e shqiptarëve në Maqedoni do të ishte autonomia ose decentralizimi fiskal me të cilin do të krijonte elementin e barazisë fiskale. Të gjitha rrugët do të hapen” tha ai.

Por a është ky fillimi i ndarjes së madhe? “Jo. Maqedonia është një nga vendet më të sigurta sa i përket pozitës gjeopolitike të Ballkanit. por është edhe një problem, këtu është futet edhe elementi i Shqipërisë, sa më të përafërta të jenë raportet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, se në të ardhmen sovraniteti i Maqedonisë do të jetë i tillë, por do të administrohet nga shqiptarët dhe bullgarët.

Kjo është ajo që elementi që humb kohë dhe maqedonasit e dinë këtë dhe jo rastësisht janë këto tendenca. Sa më afër të jenë Shqipëria me Bullgarinë aq më afër do të zgjidhet edhe administrimi i Maqedonisë brenda shtetit. Por sa më afër që është Shqipëria me Vuçiçin dhe Maqedonia me Vuçiçin, aq më vështirë, do të ketë jo stabilitet të aspektit ekonomik politik dhe kjo rezulton me varfërinë e qytetarëve” deklaroi Selmani për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit