Federata e Opozitës është mbledhur mesditën e sotme në selinë e PD-së, ku është diskutuar në lidhje me aksioni opozitar.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është shprehur se do të ketë një bashkërendim me aleatët e opozitës për protestën madhështore të 11 korrikut.
‘Kjo protestë do jetë nisja e një reagimi popullor që duhet të vazhdojë për të detyruar këtë regjim të lirojë liderin e opozitës si të vetmin të burgosur politik në Europë.
Kjo protestë do të jetë nisja e një vargu reagimesh për të detyruar Edi Ramën që të japë një zgjidhje politike për ngërçin politik ku e ka futur vendin.
Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira.
I vetmi vend anëtar i NATO-s ku vullnetin e qytetarëve e përcaktojnë bandat e krimit të organizuar, paratë e korrupsionit qeveritar dhe jo vullneti i lirë i shqiptarëve.
Jemi një vend që ka nevojë të vazhdojë rrugën e nisur drejt BE, rrugë e ndërprerë prej 11 vitesh.
Kjo protestë do çelë siparin e reagimeve për t’i dhënë zgjidhje politike këtij vendi.
Zgjidhja politike dhe paqja sociale do të vijë në këtë vend kur qeveria teknike të përcaktohet njëlloj si fqinji ynë, Maqedonia e Veriut, si rruga e vetme për t’i dhënë këtij populli mundësinë që të votojë si çdo qytetar evropian’ tha Flamur Noka.
Açka: ‘Vula’ kleringu për të shitur Diasporën? Opozita kurrë mos ardhtë në pushtet