Tym e flakë përpara bashkisë së Tiranës. Në protestën e sotme nuk kishte asnjë surprizë. Fjalime për largimin e Erion Veliajt dhe djegie gomash. Këshilltari demokrat Dorian Teliti bëri thirrje që në protestën e 11 korrikut të kërkohet qeveria teknike për zgjedhjet e lira dhe të ndershme
“Tirana nuk ka vend për hajdutët. Tirana nuk ka vend për abuzuesit, Tirana nuk ka vend për shkelësit e ligjit. Tirana ka vend për qytetarinë, ka vend për ndershmërinë . Dhe këta policë t’i thërrasin mendjes së këtu jashtë janë qytetarët e vjedhur e brenda janë kriminelët dhe hajdutët.
Pak ditë na ndajnë nga 11 korriku ku e gjithë Shqipëria do të mbushin bulevardin Dëshmorët e Kombit për të dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë të qëndrueshëm që Tirana e gjithë Shqipëria nuk e do me këtë qeverisje dhe e vetmja rrugë është krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje te lira dhe të ndershme” tha ai.