-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Ukraina në NATO brenda 10 vitesh

Kryesoret

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg në muajt e fundit në detyrë dha një afat të mundshëm kohor lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në aleancën veri-atlantike. Ai la të kuptohet se Ukraina mund t’i bashkohet NATO-s brenda dhjetë viteve të ardhshme.

“Vërtet shpresoj se Ukraina do të bëhet një vend aleat. Ndërkohë, anëtarët e NATO-s duhet ta furnizojnë atë me më shumë armë dhe municione për t’i ndihmuar ta mposhtë pushtuesin rus. Sa më e madhe që të jetë mbështetja, aq më shpejt do të përfundojë lufta”, tha Stoltenberg.

Deklarata e Stoltenbergut i zbeh shpresat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili është shprehur se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e Uashingtonit, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit