-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dogjën makinën efektivit të Lezhës, lihen në burg pa afat dy të rinjtë

Kryesoret

Gjykata e Lezhës i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Klaudio Gjokhilaj 24-vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22-vjeç. Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

24-vjeçari dhe 22-vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin mëngjesin e ditës së hënë dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Nga veprimet e policisë rezulton se oficeri ishte konfliktuar me dy të rinjtë duke i shoqëruar në komisariat 1 ditë para ngjarjes.

Në shenjë hakmarrje ata dyshohet ti kanë djegur automjetin tip “OPEL” i cili ishte i parkuar në afërsi të Drejtorisë së Policisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit