Gjykata e Fierit ka caktuar burg pa afat për Xhuljano Mihon i cili 2 ditë më parë vrau me thikë 23-vjeçarin Xhimi Baka, pasi ky i fundit bashkëjetonte me ish gruan e tij.
Seanca e ditës së sotme u zhvillua në masa shumë të rrepta sigurie.
Sipas avokatit të tij Niko Bega, thikën ia ka marrë viktimës pasi më parë ishin përleshur dhe zënë me grushta.









