Mbrëmjen e djeshme një 18-vjeçar u arrestua pasi plagosi një vajzë të vogël sllovake.
18-vjeçari Genci Gjura me automjetin e tij “Audi” në segmentin rrugor “Maminas-Gjiri i Lalzit” ka aksidentuar 8-vjeçaren me iniciale S.S., banuese në Slloveni.
Menjëherë vajza sllovake u dërgua në spital por si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.
Ndërsa policia arrestoi 18-vjeçarin dhe po vijon punën për veprime të mëtejshme.