Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka zhvilluar paraditen e sotme një takim informal me gazetarët, i përmuajshëm ku ka folur për disa nga dosjet e bujshme.
I pyetur për ecurinë e dosjes Partizani, ku Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, Dumani tha se “janë duke u grumbulluar provat”.
Shtoi se ndaj Berishës “janë bërë hetime pasurore” dhe se “dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht”. Për inceneratorët theksoi se “çështja është nën hetim”.