Një oficere policie me gradën e nënkomisares në komisariatin e policisë nr.1 në Tiranë është pezulluar nga detyra.
Ajo është nën hetim për mashtrim.
“Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi”, informoi sot AMP.
Githashtu në hetim është edhe vetë Geri Kurti.