Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Salianji thotë që propozim i Partisë Socialiste që është depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit.
Gjithashtu ai thotë që ky propozim i mbyll listat dhe ndalon koalicionet.
Salianji bën edhe një thirrje që të gjithë të protestojnë me datë 11 korrik.