Në Fier u arrestua një 60-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit u gjetën një arsenal armësh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu, 12 krehra dhe municion luftarak.
60-vjeçari Gëzim Sulejmani do të përballet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.