Deputeti dhe nënkryetari i Partisë demokratike Oerd Bylykbashi në tryezën e diskutimit për zgjedhjet 2025 u shpreh se mazhoranca nuk ka vullnet për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Bylykbashi tha se partia socialiste e dështoi reformën zgjedhore.
“Po ashtu, edhe shqetësimet reale që ka opozita për procesin zgjedhor pasi ka një rol thelbësor dhe të veçantë lidhur me këtë proces, sot me vendimet e marra, tregon se nuk ka dhe nuk do të ketë reformë që mund t’i zgjidh këto shqetësime”, shtoi Bylykbashi.
Më pas ai tha se reforma zgjedhore është bërë në kushtet kur përplasja politike ka qenë e ashpër.