Ditën e sotme në Palasë u arrestua një 25-vjeçar pasi lëvizte me makinë i armatosur.
Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit me iniciale R.M., në Himarë iu gjet dhe një armë tjetër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra, 1 automjet dhe 1 celular.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.