Ditën e sotme një 17-vjeçar u arrestua pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
17-vjeçari banues në Kamëz dyshohet se siguronte sasi lënde narkotike kanabis dhe e ndante atë në doza dhe më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet.
Në cilësinë e provës u sekuestruan sasi e lëndës së dyshuar narkotike kanabis, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari, një çelës automjeti dhe një celular.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.