Kryebashkiaku Erion Veliaj ka takuar disa prej grupeve të turistë që vizitojnë kryeqytetin e Shqipërisë.
Veliaj tha që Tirana po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një qendër tërheqëse për turistët, pasi kemi një milionë turist çdo muaj.
“Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira për vendet që viziton dhe për eksperiencat që ka”, u shpreh Veliaj.