Ditën e sotme një zjarr është vënë qëllimisht në fshatrat e njësisë administratve Papër.
Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 personat që akuzohen për zjarrvënien e qëllimshme.
54-vjeçari me iniciale B.H dhe 62-vjeçari me iniciale J.V ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të një personi tjetër.
Pronari i tokës procedohet penalisht për moskallëzim të krimit.