-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Qeveri teknike dhe rotacion me votë të lirë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.

Berisha shprehet se kjo protestë ishte si një cunam i pa parë ndonjëherë në kryeqytet dhe falënderoi të gjithë ata që morën pjesë.

“Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme. Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit”, shprehet Berisha.

Ai thekson se dje ishte dita e besës së madhe të shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin.

“Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik i egër i votës dhe i vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull i civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë”, shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit