-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet avioni rus në afërsi të Moskës, humb jetën i gjithë ekuipazhi

Kryesoret

Autoritetet ruse në rajonin e Moskës njoftuan më 12 korrik se një aeroplan udhëtarësh, Sukhoi Superjet 100, u rrëzua në qytetin Kolomna, pranë kryeqytetit rus.

Si pasojë, që të gjithë tre anëtarët e ekuipazhit në bord humbën jetën, thanë zyrtarët.

Aeroplani ishte duke u kthyer në aeroportin e Moskës, Vnukovo, pas një vlerësimi të rregullt teknik dhe punës riparuese.

Aeroplani, i ndërtuar më 2014, është i kompanisë ajrore Gazpromavia.

Kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vend të ngjarjes, tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit.

Një hetim ka filluar për “shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan humbje jetësh”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit