Katër emigrantë kanë gjetur vdekjen pasi një varkë u përmbys gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez, sipas rojes bregdetare franceze thuhet në median ndërkombëtare BBC.
Gjatë natës, një varkë patrullimi e marinës u alarmua se emigrantët kishin rënë në det në brigjet e Boulogne-sur-Mer në Francën veriore.
Katër persona të gjetur “pa ndjenja” nuk mund të shpëtoheshin, shtoi policia, ndërsa 63 u shpëtuan.
Sipas detajeve të hershme nga roja bregdetare, një helikopter dhe një anije peshkimi gjithashtu ndihmuan në përpjekjen e shpëtimit.
Mbi 13,000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez deri më tani këtë vit. Më 18 qershor, 882 njerëz kaluan Kanalin me 15 varka të vogla – një rekord i ri për vitin e deritanishëm .
Shifrat e Home Office tregojnë se 484 emigrantë kaluan Kanalin të hënën dhe të martën.
Në fillim të kësaj jave, qeveria e re laburiste përcaktoi planet për të trajtuar krizën e anijeve të vogla.
Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper njoftoi se do të emërojë një udhëheqës të Komandës së re të Sigurisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar brenda disa javësh.
Qeveria shpreson se organi i ri do të reduktojë kalimet me varka të vogla në Kanalin Anglez.