Ditën e sotme flakët e zjarrit janë përfshirë edhe në njësinë administrative të Antigonesë në Gjirokastër.
Flakët e zjarrit kanë djegur një sipërfaqe prej 1 hektari me barëra dhe shkurre.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën ku 3 vjet më parë për shkak të flakëve u dogjën sipërfaqe të tëra me kullota dhe si pasojë humbën jetën dy persona.
Nga ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve flakët u izoluan dhe u shuan menjëherë.