-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Shqipëria ka frikë se Beleri do të arratiset

Kryesoret

Drejtoria e Burgjeve ende nuk e ka firmosur vendimin për t’i dhënë leje Fredi Belerit që të shkojë dhe të betohet në PE. Vendimi sipas drejtorisë së Burgjeve do të merrej paraditen e së shtunës, por u shty për pasdite. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kjo është një lojë e qeverisë shqiptare për dy arsye.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri, e cila do të shpallte vendimin për dhënien e lejes së betimit për eurodeputetin e Demokracisë së Re, e shtyu vendimin për pasditen e së shtunës.

Burime të mirëinformuara thonë se autoritetet shqiptare po përpiqen të bëjnë menaxhimin e komunikimit në mënyrë që vendimi për të lejuar betimin e Fredi Belerit të mos duket se erdhi si pasojë e presionit të ushtruar ndaj qeverisë shqiptare. Nga Tirana po rrjedh informacioni se qeveritarët duan të sigurohen që Fredi Beleri do të kthehet në burgjet shqiptare!

Këto pretendime janë shumë larg realitetit pasi shtëpia e Fredi Belerit është në Shqipëri dhe kryesorja është se duke qëndruar në burg ai do të demonstrojë në mënyrën më të theksuar gjendjen e shtetit ligjor në shtetin fqinj.

Leja e kërkuar nga Beleri zgjat nga data 15 deri më 20 korrik dhe qëllimi i saj është që të mund të marrë pjesë në betimin e eurodeputetëve të rinj të martën më 16 korrik në Strasburg dhe të marrë zyrtarisht detyrën e tij” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit