-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mirditë/Asgjësohen 374 bimë kanabis, autori kapet në flagrancë

Kryesoret

Policia në Lezhë ka realizuar operacionin “Seven”, ku janë asgjësuar 374 bimë kanabis dhe janë sekuestruar dy armë gjahu.

Endri Çupi, 27 vjeç, banues në fshatin Batra të Mirditës është arrestuar në flagrancë për kultivimin e bimëve narkotike në 7 parcela të ndryshme. Gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu çifte pa leje dhe një armë tjetër me leje e bllokuar.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të kapur bashkëpunëtorin e tij, Jetmir Marku, 33 vjeç, i cili është ende në kërkim.

Përveç arrestimit të Endri Çupit, procedohet penalisht edhe kryeplaku i fshatit Batra për shpërdorim detyre, për mosrealizimin e detyrave të tij në kontrollin e zonës për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet e dosjes janë dërguar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit