Zbardhen detaje të reja për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Tropojë ku u vra një i ri me thikë. Dy të tjerë u plagosën.
Përplasja mes disa personave në një lokal në fshatin Rajë të Fierzës është bërë pas konsumimit të alkoolit. Nga përplasja, grushtet dhe goditja me thikë vdiq Adrian Pepkolaj.
24-vjeçari Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj 32 vjeç dhe Shkëlzen Kukaj 45 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në kërkim është shpallur autori Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj, Tropojë. Janë arrestuar shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi dhe Jetmir Kuraj.