Një punonjës i policisë në Vlorë ka përplasur me makinë një këmbësor.
I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.