Presidenti Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj Donald Trump.
Begaj shprehet se dhuna politike nuk ka vend në demokraci.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, shkruan Begaj.
Ai i uron shërim të shpejtë Trumpit dhe shpreh ngushëllimet për vrasjen e një qytetari të pafajshëm.