Spanja fiton për herë të katërt kampionatin evropian, mposht 2-1 Anglinë.
“Mbret” të Evropës, kampion në Berlin, me Spanjën që triumfon në finalen e madhe duke thyer Anglinë me rezultatin 2-1. Gola, spektakël, me Furinë e Kuqe që i bën një mbyllje perfekte këtij Evropiani, ndërsa kupa mbetet makth për Anglinë, me ishullorët që dalin sërish duar bosh.
. Më Anglinë përpara, Yamal për pak i kapi “mat” në minutën e 67-të, por goditja e tij u devijua në këndore nga portieri Pickford. Me lëvizjen e dytë, Southgate bëri “bingo”, teksa Palmer, i sapo hedhur në fushë, në minutën e 73-të, me një super goditje nga distanca barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer ishullorët në lojë. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 87-të, Cucurella futi një top perfekt në zonë, aty ku Oyarzabal gjeti prekjen fituese duke mposhtur Pickford për herë të dytë, një gol me shije trofeu, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Spanjën që bën poker trofesh duke u shpallur kampione Evropë për herë të katërt në histori.