Mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 4 të Sarandës një 73-vjeçar është gjetur i vdekur.
73-vjeçari i identifikuar si Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhos së tij private nga familjarët e tij.
Ai menjëherë është transportuar drejt spitalit të Sarandës, por pa shenja jete.
Më pas trupi i pajetë u zhvendos në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.
Me urdhër të prokurores trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më të specializuar mjeko-ligjore.
Ndërkohë policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.