Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se sulmet me dronë të realizuara nga Ukraina kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në industrinë e naftës ruse gjatë këtij viti.
Ai theksoi se këto sulme kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në humbjen e të ardhurave të Rusisë nga sektori i naftës, duke theksuar se “shteti agresor ka humbur të paktën 7 miliardë dollarë vetëm nga goditjet tona precize ndaj industrisë së naftës dhe sektorit të rafinimit.”
Zelensky shtoi gjithashtu se këto sulme arritën një intensitet të ri në muajin prill, duke theksuar se ato kanë shkaktuar ndërprerje të aktivitetit dhe vonesa të mëdha në dërgesa.
/5pyetjet.al









