-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri Grek: Europa nuk mund të mbështetet vetëm te SHBA për mbrojtje

Kryesoret

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përshëndetur angazhimin e qartë të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s për të investuar të paktën 2% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes. Ai theksoi se vendet europiane nuk mund të mbështeten vetëm te SHBA për sigurimin e mbrojtjes.

“Greqia e ka bërë këtë për shumë vite dhe jam i kënaqur që edhe vendet e tjera që më parë nuk kanë shpenzuar sa duhet, po fillojnë të investojnë më shumë në mbrojtje,” deklaroi ai në një intervistë për CNN.

Mitsotakis theksoi se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është thelbësore për Europën, duke shtuar se “nuk mund të mbështetemi vetëm te SHBA për sigurinë tonë, prandaj duhet të investojmë më shumë si kontinent.”

Ai vuri në dukje se ndoshta 2% nuk është e mjaftueshme në këtë situatë gjeopolitike në ndryshim, duke iu referuar krizës në Ukrainë.

“Europa duhet të shqyrtojë një strukturë mbrojtjeje që do të përforcojë fuqinë tonë financiare me më shumë investime europiane,” tha Mitsotakis, duke propozuar një “kupolë të hekurt” ose një mburojë të përbashkët kundërajrore europiane së bashku me kryeministrin polak, Donald Tusk.
Ai gjithashtu u pyet për shqetësimet në lidhje me përshtatshmërinë e Joe Biden për t’u rizgjedhur si president i SHBA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit