Policia e Shtetit me anë të një postimi zyrtar ka njoftuar për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në qarkun e Kukësit, të cilët janë arrestuar babë e birë, ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një person tjetër.
Njoftimi i policisë
Identifikohen 3 shtetas si autorë të dyshuar të rastit (babai dhe 2 djemtë). Vihen në pranga 2 nga këta shtetas, punohet për kapjen e tjetrit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Qaf Prush, kanë vijuar me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë Has, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan si autorë të dyshuar, shtetasit Rr. U ., 70 vjeç dhe B. U., 34 vjeç (babë dhe bir), banues në fshatin Vlahën, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i 70-vjeçarit, shtetasi A. U., 44 vjeç.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Rr. S., 58 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.









