Ish-presidenti Donald Trump ka lajmëruar se nuk do ta shtyjë udhëtimin në Wisconsin ashtu siç lajmëroi me herët.
Ai u shpreh se nuk do të lejojë që një vrasës të ndryshojë orarin.
“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane, me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj një ‘qitës’ ose vrasës të mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, ose ndonje gje tjeter.
Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30 SOT. Faleminderit! DJT,” shprehet Trump.