Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Donald Trump.
Shehu ka shprehur keqardhje për Donald Trump, SHBA dhe demokracinë.
“Në këto momente të vështira SHBA është përfshirje, ndarjesh te thella, gjuhe provokuese e stimuluese përplasjesh”, shkruan Shehu.
Ai bën një krahasim të Shqipërisë me SHBA për nivelin e demokracisë dhe stabilitetin e institucioneve.
“Jemi vite drite larg nga SHBA për nivelin e demokracisë dhe stabilitetin e institucioneve. Deformimet e demokracisë janë të rrezikshme”, shkruan Shehu.