Kampionati Europian përfundoi ditën e djeshme dhe pas mbarimit është publikuar një listë ku përfshihen 20 mesfushorët më të mirë të EURO 2024.
Në këtë listë në vendin e katërt është edhe mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ndërsa në krye janë spanjollët Olmo, Ruiz dhe Rodri.
Edhe pse nuk ka realizuar gol në Europian, Xhaka ka dhënë një kontribut të madh për ekipin e drejtuar nga Murat Yakin.
Top 20 mesfushorët e Euro 2024
7,00 DANI OLMO (Spanja)
7.00 FABIAN RUIZ (Spanja)
6,75 RODRI (Spanja)
6,70 XHAKA (Zvicra)
6,67 HJULMAND (Danimarka)
6,67 MERINO (Spanja)
6,63 LOBOTKA (Sllovakia)
6,60 FREULER (Zvicra)
6,60 GULER (Turqia)
6,50 KROOS (Gjermania)
6,50 MUSIALA (Gjermania)
6,50 BERNARDO SILVA (Portugalia)
6,50 SOUCEK (Republika Çeke)
6,50 SHAPARENKO (Ukraina)
6,42 SIMONS (Holanda)
6,40 PALMER (Anglia)
6,38 DE BRUYNE (Belgjika)
6,38 HOJBJERG (Danimarka)
6,38 DUDA (Sllovakia)
6,33 PEDRI (Spanja)